“Backstreet Boys” me 45 koncerte shtesë

Grupi “Backstreet Boys” do ta vazhdojë turneun nëpër Amerikën Veriore gjatë kësaj vere, pjesë e së cilit do të jenë gjithsej 45 koncerte. Ky turne i realizuar nga kompania promovuese “Live Nation”, do të nisë me 10 korrik në teatrin “Jones Beach” në New York, si dhe do të përfshijë koncerte nëpër Amerikë dhe Kanada, ndërsa do të përmbyllet më 9 tetor në Los Angeles.

Datat e reja të koncerteve janë pjesë shtesë e turneut të parë botëror të bendit, “DNA World Tour”, i cili filloi verën e kaluar. Turneu që ka për qëllim promovimin e albumit të tyre të fundit “DNA”, dhe i ka dërguar pesë antarët e grupit në pesë kontinente të ndryshme, do të rinisë në fund të këtij muaji me disa koncerte në Meksikë, Amerikën Jugore, Australi dhe Zelandë të Re.