Art & Kulturë

Avantazhet e meditimit…

Pse me miliona njerez meditojne sot anembane globit? Pse shume kompani (nje prej tyre edhe ajo e Ivanka Trump) apo dhe vet Pentagoni kane futur dhe po fusin Meditimin Transcendental ne zyrat e tyre? Pse shume shkolla ne vendet Skandinave apo SHBA po praktikojne masivisht dhe po implementojne ne kurrikulat e tyre Meditimit Transcendental?

Gjithmone e me shume po flitet per kete praktike te jashtezakonshme dhe numri i njerezve qe sot e praktikojne ate eshte rritur ndjeshem ne vitet e fundit. Per kete arsye, per te njohur me shume dobite e jashtezakonshme qe sjell procesi i te medituarit, ju do te keni mundesine te ndiqni leksionin e pare publik te vitit 2018 te shtunen, me date 13 janar, ora 18:00.

Ne kete leksion do te keni mundesine te degjoni mbi 650 studime shkencore qe kane treguar perfitimet e jashtezakonshme qe teknika e MT jep dhe pse kjo teknike eshte nje domosdoshmeri per kedo (duke filluar qe nga femijet, studentet, biznesmenet, etj.)

Leksioni publik, i hapur per kedo, pa pagese jepet nga instruktorja e kesaj teknike, Rudina Kopo, e certifikuar ne dhenien e kesaj teknike dhe ne aspekte me te avancuara te Shkences se Vetedijes ne Tailande dhe Hollande.

Leksioni do te zgjase per rreth 1 ore e gjysme dhe ne fund te ketij leksioni do te mund te regjistroheni ne kurset vijuese per te mesuar se si ta beni mendjen, trupin dhe natyren t’ju jape me te miren e tyre.

Ky takim mbahet ne zyrat e Meditimit Transcendental te Shqiperise ne katin e dyte te qendres “Aksion Plus”, perballe seksionit te vizave te ambasades amerikane. 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).