Asgjë Sikur Dielli

Përmes teksteve me metafora provokative, kryesisht me tema nga jeta sociale dhe me një stil të thellë, Asgjë Sikur Dielli kanë krijuar një atmosferë autentike muzikore, duke arritur kështu që të bëhen shembull tipik i muzikës alternative kosovare. Grupi u krijua në mesin e viteve ’90, kur Alban Nimani (vokalist) dhe Bujar Hundozi (kitarë) u takuan dhe vendosën që të punojnë së bashku.
Në vitin 1999 ASD realizon albumin e parë “1” i cili menjëherë u pranua nga dëgjuesit dhe kënga “Mendoj se çdo gjë merr fund pa ty” u bë hit ne toplistat muzikore kosovare dhe shqiptare. Më pas vazhdon suksesi i tyre me albumin e dytë të realizuar në vitin 2005 të titulluar “Ndodhemi”. Albumi përmban 11 këngë përfshirë këngët “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar” dhe “Ndodhemi”.
Në 2009 grupi publikon single-in “Ma leht’ pa dhimbje”, remake i këngës së Muharrem Qenës. Më 2010 vokalisti Alban Nimani largohet nga bendi për të vazhduar karrierë e tij solo. Grupit i bashkohet Kushtrim Hoxha. Pas katër vitesh, në maj 2015 grupi shpall ribashkimin me Alban Nimanin dhe lancon single-in “Unë të dua ty” nga albumi “Disident”.

23 Nentor @ Hugo Tirana