‘UNESCO Youth Forum’ në 26 shtete pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria

13613232102020610192

Si pjesë e sesionit të 40-të të UNESCO-s të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, Forumi Rinor i Trashëgimisë Botërore 2016 është mbajtur në Stamboll, Turqi, nga 29 qershori deri më 12 korrik 2016. Forumi Rinor i Trashëgimisë Botërore  është ndër aktivitetet kryesore të Programit të Edukimit te Trashëgimisë Botërore të dizajnuara për mësime ndërkulturor nxitje dhe shkëmbimi duke bërë bashkë studentë  profesionist të rinj dhe ekspertë të Trashëgimisë Botërore, nga pjesë të ndryshme të botës.

Forumi , ka për qëllim të propozojë dhe të paraqesë sugjerimet e pjesëmarrësve të rinjve Komisionit për trashëgimine Boterore,  duke zbuluar sfidat, kompleksitetet dhe potencialin e vendeve dhe duke rritur ndërgjegjësimin, për të bërë të rinjtë të marrin rol aktiv në mbrojtjen e trashëgimisë janë disa objektiva të tjera kryesore të Forumit.

Një nga aktivitetet do të fokusohen në krijimin e vetëdijes së trashëgimisë në mesin e fëmijëve dhe kontributin e të rinjve për mbrojtjen e trashëgimisë. Pjesëmarrësit hartuan  një aktivitet  potenciale  me materiale të thjeshta për të mësuar fëmijët për rëndësinë e trashëgimisë dhe ruajtjen e saj.

Në 26 shtete pjesëmarrëse, Përfaqësuesja e Shqipërisë ishte Elsa Myftaraj, studente e Historise, Master Shkencor. 
Një moment i veçante ju kushtua edhe prezantimit të trashegimive botërore të vendeve nga ku vinin përfaqësuesit. Për Shqipërinë u prezantua Butrinti, Berati dhe Gjirokastra, ndërsa momenti i fundit i prezantimit ju kushta  #VisitAlbania(fushata e MPJ), ku u shfaqën disa nga fotot e bukurive të natyrës shqiptare.

Komente