“Të thyer”, një film premierë nga Edmond Budina për problemet sociale të shqiptar&e

filmte

Filmi “Të thyer” vjen premierë në ekranin e kinemasë në shkurt të këtij viti. Me skenar dhe regji nga Edmond Budina filmi artistik me metrazh të gjatë pritet të jetë dhe premiera e parë e 2017. Rolet në film regjisori Budina ia ka besuar aktorëve si Laert Vasili, Nikolla Llambro, Gladiola Harizaj, Sotiraq Bratko, Zamira Kita, etj. Filmi vjen si një bashkëprodhim shqiptaro-italian-bullgaro-maqedonas dhe është xhiruar në Shqipëri, Itali dhe Maqedoni.

Një politikan i ri i inkriminuar, që për karrierë ka shitur gjithçka vjen i interpretuar nga aktori i njohur Laert Vasili. Ky është vetëm një nga personazhet që janë në filmin më të ri të regjisorit të njohur Edmond Budina, i cili pritet të ketë premierën në muajin e dytë të këtij viti. Filmi u xhirua në 2015 dhe siç ka pohuar dhe më herët regjisori ka punuar disa vite për këtë projekt filmi.

Komente

Te Tjera

Foto
E Premtja e Filmit
2017-01-12
Foto
Konkurs
2014-07-23
Foto
Festival
2014-07-23
Foto
Film Drame
2014-07-23
Foto
Film Drame
2014-07-22
Foto
Konkurs
2014-07-21