Sillni pranverën në shtëpi

ancienne-ferme-honfl

Pranvera është stina më me ngjyra, freskia e së cilës duhet të ndihet kudo, jo vetëm në natyrë, por edhe në garderobë dhe sidomos në ambjentet e brendshme. Që të sillni pranverën në shtëpinë tuaj, dekorojeni atë me elementet e mëposhtme:

1.Detaje nga natyra- Mund të përdorni lulet, drurët ngjitës dekorativë dhe ngjyra të hapura.

2.Vendosni qilim me lule- Një detaj i tillë nuk ka nevojë për më tepër ngarkesë.

3.Vendosni perde me ngjyra- Perdet janë aksesori më i ndryshueshëm sipas stinëve. Zëvendësoni perdet e rënda me ngjyra dimërore me nuancat e lehta.

4.Vendosni jastëk dhe mbulesa me lule-Dekoroni shtrtatin tuaj me mbulesat pranverore plot lule. Jo vetëm mbulesat e sipërme, por edhe jastëkët dhe çarçafët tuaj nëse janë me këto dizenjo, do t’ju bëjnë ta ndjeni më tepër freskinë.

5.Sillni lulet brenda- Lulet çelin jashtë, por edhe ju keni mundësi që disa prej tyre t’i sillni brenda.

6.Ngjyrosni mobiljet me shumë ngjyra

 

Komente