Shtëpitë marramendëse të yjeve të rinj

2011-03-03-11-01-42-

Ndonëse të rinj në moshe dhe jo shumë kohë në tregun muzikor, ata kanë arritur që të kenë një standard aq të lartë jetese sa të kenë luksin të kenë shtëpi të tilla me vlera marramendëse. Ja cilët janë disa prej tyre:

 Taylor Swift, 16.3 milionë euro

Edhe pse është vetëm 25 vjece, Taylor Swift është shndërruar në njërën nga këngëtaret më të suksesshme në botë, sukses ky që i ka ndihmuar që të grumbullojë një pasuri të përgjithshme prej më shumë se 180 milionë eurosh. Në vitin 2013, Swift vendosi që të blejë këtë shtëpi mbresëlënëse buzë oqeanit, në ishullin e famshëm Rhode, shtëpi kjo që i ka kushtuar 16.3 milionë euro.

Kylie Jenner, 2.5 milionë euro

Kylie Jenner, më e reja nga klani ‘Kardashian’, ndonëse është vetëm shtatëmbëdhjetëvjeçare, ka arritur të blejë këtë shtëpi në Kaliforni, shtëpi kjo që ia ka zbrazur llogarinë modeles për plot 2.5 milionë euro. Shtëpia në fjalë, që ka pesë dhoma gjumi dhe pesë banja të mëdha, gjendet vetëm një bllok larg nga vendbanimi i dy motrave të saj, Kourtney dhe Khloe.

Drake, 7.1 milionë euro

Reperi nga Kanadaja, Drake, është njëri nga artistët më të famshëm të muzikës hip-hop dhe është i njohur për faktin që ka dëshirë të jetojë jetë ‘të çmendur’. Pjesë e investimeve të tij të mëdha është edhe kjo pronë, të cilën ai e kishte blerë në vitin 2012, kur ka qenë vetëm njëzetepesëvjeçar. Pjesë e pronës së blerë nga Drakë është edhe pishina e madhe, bashkë me ujëvarën.

Miley Cyrus, 3.6 milionë euro

Në vitin 2011, Miley Cyrus, kur ishte ende adoleshente, bleu një shtëpi luksoze, për të cilën ishte dashur të paguajë 3.6 milionë euro. Shtëpia ka pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banja të mëdha, ndërsa në qendër gjendet dhoma e pritjes, që është edhe njëra nga pjesët më të bukura të kësaj shtëpie. Ndërsa, arsyeja kryesore që Cyrus e kishte blerë këtë shtëpi ka qenë oborri prapa saj.

Iggy Azalea, 3.2 milionë euro

Viti 2014 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për këngëtaren Iggy Azalea, pasi ajo ishte nominuar për katër çmime “Grammy”, ndërsa albumi i saj, “The New Classic”, për një kohë të gjatë kishte qëndruar në maje të top-listave. Për ta kurorëzuar këtë vit të suksesshëm, ajo vendosi që ta blejë këtë shtëpi në Kaliforni.

Lady Gaga, 22 milionë euro

Shtëpia e Lady Gaga-s nuk mund të përshkruhet ndryshe veçse e një stili ‘ekstravagant’. Natyrisht, kur e dimë që këngëtarja ka pasuri prej 200 milionësh, fakti që ajo ka shpenzuar 22 milionë për ta blerë këtë shtëpi në fund të vitit të kaluar, nuk duket shumë gjë e madhe. Shtëpia ka një pishinë të madhe në pjesën e përparme, palestër dhe një bodrum të verërave dhe pa asnjë dyshim është shtëpia më e bukur dhe më e shtrenjtë në këtë listë.

Komente