Së shpejti nisin xhirimet e serialit “Big Sky” në SHBA, Edi Mehana me rol, Luan Kryeziu regjisor

fmkdfmk

Aktori shqiptar Edi Mehana i cili është prezantuar me disa role teatrale dhe filmike në SHBA, së fundi është në përgatitje të fillimit të xhirimeve “Big Sky”, ku Edi Mehana do të prezantohet në rolin e Black Jack. 

Regjisori kosovar Luan Kryeziu sapo ka konfirmuar se në disa prej episdoeve të këtij seriali, vetë Kryeziu do të jetë regjisor. 

“Mua më pëlqen jashtë mase tema e këtij seriali”, ka thënë Kryeziu, i cili ka shtuar se përpos që do të fillojnë xhirimet e këtij seriali, poashtu brenda vitit do të fillojë edhe transmetimi i këtij seriali. Në serialin “Big Sky”, kanë punuar Julie Bumgarner dhe Rick Balantine, ku ky i fundit është edhe kompozitor i muzikës së këtij seriali.

Komente