Meryl Streep merr çmimin e karrierës në Golden Globes

meryl

Tri herë fituese e çmimit të madh Oscar dhe gruaja më e nominuar ndonjëherë për këtë çmim, aktorja Meryl Streep, ka marrë mrëmë çmimin Cecil B.Demille. Çmimi i jepet aktorëve për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në botën e artit dhe kulturës.

Meryl Streep ka pranuar çmimin në natën e ndarjes së cmimeve Golden Globes, ku edhe ishte e nominuar për rolin e saj në “Florence Foster Jenkins”, për aktoren më të mirë, njofton KultPlus.

Streep ka gjithsej tetë çmime Golden Globes Aëards, për rolet e saj në “The Iron Lady” (2011), “Julie & Julia” (2009), “The Devil Ëears Prada” (2006), “Angels in America” (2003), “Adaptation” (2002), “Sophie’s Choice” (1982), “The French Lieutenant’s Ëoman” (1981) dhe “Kramer vs. Kramer” (1979). Në të kaluarën, këtë çmim e kanë marrë Denzel Washington, George Clooney, Woody Allen, Jodie Foster, Morgan Freeman, Robert De Niro dhe Martin Scorsese.

Komente