Historia e tre aksesorëve ikonë të modës

Coco-Chanel-reissue-

Për gjithë njohësit dhe adhuruesit e modës, ka disa aksesorë që janë sinonim me një brand apo me një dizenjues të veçantë. Faktorët si sfondi historik, funksioni, kultura etj kanë pasur një influencë të caktuar në këto prodhime. Ndërsa ju mund të njihni një objekt nga emri apo fama që ka, a keni menduar ndonjëherë për historinë e tij? Ky artikull ju sjell një informacion të veçantë rreth tre aksesorëve klasik më të famshëm, që vazhdonjë të qëndrojnë të lidhur me emra të fuqishëm të modës.

Canta e famshme klasike Chanel

Emri i kuletës së famshem Chanel, e ka origjinën që nga data e krijimit fillestar të saj në shkurt të vitit 1955. Çdo aspekt i saj ka një frymëzim të veçantë. Rripi është bërë nga zinxhirë që mendohet se janë frymëzuar nga litarët që përdoren për të ankoruar jahtet, apo ndoshta frymëzuar nga kujdestaret e jetimores ku Coco Chanel u rrit, pasi ato mbanin varur çelësat e tyre në një zinxhir të ngjashëm.

 

Me kohën femrat e shoqërisë së lartë filluan të mbanin çantat në duar dhe ndërhyja e rripit të hollë erdhi pikërisht që femrat të kishin lirshmërinë e duarve. Në total janë 7 të tilla në dizenjo origjinale dhe pjesa e përparme e të mbërthyerit ka dy variante.

Canta e “pambushur” Louis Vuitton

Fillesat e perandorisë së madhe Louis Vuitton janë në vitin 1854. Louis Vuitton Malletier, i njohur thjesht si Louis Vuitton, filloi të krijonte modele të cilat fillimisht përdoreshin për udhëtime. Në 1896, George, djali i Louis krijoi logon e famshme monogramë LV. Logoja u rinovua edhe njëherë në vitin 1959 dhe që atëherë ka mbetur e pandryshueshme. Biznesi filloi të përqëndrohej në prodhimet e famshme dhe të pavdekshme të lëkurës, canta dhe aksesorë duke u kthyer në një brand të fuqishëm triumfues edhe në ditët e sotme. Emri i çantës së famshme “neverfull”, erdhi për nga ideja që kjo çantë nuk mbushet kurrë. (never full). 

Anët e saj nuk janë asnjëherë të ngurta dhe ajo ka një formë të tillë elastike sa mund të mbajë aq shumë gjëra sa ju nuk ua pret mendja. Sot ajo vjen në shumë forma, ngjyra, material dhe dizenjo të ndryshme, por gjithmonë pranë klasikes.

Pardesyja e famshme Burberry

Ashtu si Louis Vuitton, edhe Burberry u krijua në mes të viteve 1850, për të qenë të saktë në 1856. Stili që e vendosi atë në hartën e modës, ishte ai i vitit 1879, kur Thomas Burberry, krijoi një lloj të veçantë prodhimi, të njohur si “gabardinë” e cila ishte e ashpër, e lehtë dhe e papërshkueshme nga uji. Suksesi i saj ishte aq i madh sa në luftën e vitit 1914, Britania War Office, i kërkoi Burberry që të prodhonte një lloj palltoje të përshtashme për kohën e luftës.

Burberry përdori dizenjot e tij për të krijuar këtë pallto të stilit officer, të thjeshtë me shpatulla të ngritura dhe me rrip metalik për të krijuar më pas stilin dhe ikonën e palltove moderne të ditës. Edhe pas kthimit nga lufta të gjithë vazhdonin t’I mbanin këto pallto, pasi tashmë ato ishin kthyer në një trend.

Që nga ajo kohë, pardesyja e famshme Burberry, nuk ka dalë kurrë nga moda, duke qenë e përdorshme kudo, por tashmë me një larmishmëri ngjyrash dhe stilesh. 

 

Erta Prifti

Revista Kult

Komente