Filharmonia e Kosovës fillon vitin me koncert simfonik

ksdksjdjs

Pas një viti tejet të suksesshëm, me shumë koncerte premierë e bashkëpunime me festivale të ndryshme, Filharmonia e Kosovës pa humbur kohë, fillon vitin 2017 me një koncert simfonik.

Në këtë koncert, Orkestra Simfonike e Filharmonisë do të vijë nën drejtimin e dirigjentit gjerman Boian Videnoff, i cili me Filharmoninë e Kosovës ka bashkëpunuar edhe më herët.
Koncerti do të mbahet më datë 29 janar, duke filluar nga ora 20:00, në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë. 

Komente