Edi Rama kujton Fan Nolin: Imzot, you rock

rmamamaam

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 135-vjetorin e lindjes së Fan Nolit. Ja çfarë shkruan Rama për të. 

“Lindi, 135 vite me pare ne Ibrik-Tepe te Trakes, si biri i nje psallti ortodoks. Ishte, ky hero i shpirtit te shqipes, njohes i thelle dhe pa komplekse i greqishtes , instrumentist dhe kompozitor i rafinuar ne nje Ballkan te tere sazexhinjsh, kryeminister i perparimit ne nje vend qe vuajti deri vone spazmat e kundershtive te medha. 
 
Epoka kur lindi i la trashegim botes pergjakjet e lufterave boterore, nderkohe qe nderroi jete me 1965 nen tingujt e Bitellsave dhe Rolling Stones. Themeluesi gjithnje shprestar i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, do te mbetet nje nyje kontradikte gjithmone pjellore ne historine e vogel te Shqiperise, siç ishte Jezu-Krishti, modeli i tij ne gjithcka, ne historine e madhe biblike.
Besoj se nuk do te na kishte mbajtur inat nese per t’i shprehur admirimin qe vitet veç e rrisin, do t’i thoshim sot e gjithe diten: “Imzot, you rock”!” 

Komente