Donald Braho: Nuk e di nëse do pranoja sërish të punoja me Era Istrefin

48654259973425672175

Donald Braho është një djalë mjaft interesant dhe flet me plot pasion për arritjet e tij. Atë mund ta njihni prej videoklipit të këngës ‘E dehun’ të Era Istrefit, ku ai shfaqet si model. Më pas idete e perbashketa me këngëtaren Era Istrefin, kanë bërë që ajo t’i besonte Donaldit realizimin e videoklipit të këngës së saj "13", e cila u preferua shumë nga publiku ashtu si çdo këngë tjetër e saj. 


I pyetur nga Kult nëse ai do të ketë ndonjë tjetër bashkëpunim me Era Istrefin tani më që ajo ka marrë famë ndërkombëtare, Donaldi është përgjigjur ‘Nuk e di nëse do të pranoja, nëse do më vinte propozim nga ana e saj’. Tashmë Donaldi është fokusuar tek regjisura, të cilën e ka pasur ëndërr që në moshën 14-vjeçare, pasi sipas tij është një profesion i cili gërsheton elementet artistikë brenda vetes dhe i jep atij më shumë mundësi për tu shprehur. 

1. Më herët keni realizuar videon e këngës me titull "13" të Era Istrefit, do të keni ndonjë bashkëpunim tjetër me të tani që ajo është më e famshme se më parë?


Nëse do më vinte ndonjë propozim nga ana e saj tani, të them të drejtën nuk e di në qoftë se do e pranoja.

2. A keni realizuar video të tjera muzikore më para?


Një nga artistet që unë nuk do të ndaloj së bashkëpunuari është kantautorja Janex (Xhejn Kumrija). Regjinë dhe skenarin tim të parë e bëra për këngën "Someday" ku zëri im është përdorur dhe si ‘back vocal’. Gjithashtu dhe "Shadoës & Lights" përsëri e Janex, doli një video e bukur ku protagoniste zgjodhëm Enxhi Cukun. Për pak dite lancojmë bashkëpunimin e tretë me videon muzikore të këngës "Memories" . . .

3. Keni thënë më herët se tashmë ju shijon më tepër backstage-i, me këtë doni të thoni që nuk do t'ju shohim më si model?


(Qesh) Unë nuk mund të rri gjithmonë i sfumuar, kam një karakter që i pëlqen protagonizmi dhe në një mënyrë apo një tjeter do të shfaqem diku. Në fakt para se të vija këtu isha duke përzgjedhur disa veshje nga koleksioni pranverë/verë 2017 i Emporio Armanit, dhe para meje ishin disa modelë që i provonin ato. . . 

Ndjej një lloj nostalgjie në vetvete por padiskutim rruga ime vazhdon në një tjetër drejtim tashmë. Përjashtime do të bëja vetëm për ndonjë kontratë të majme, që perveç parave sjell prestigj të një tjetër lloji.

 

4. Cilat janë projektet tuaja afatshkurtra?


Nuk kam shume kohë që kam mbyllur xhirimet e videos muzikore që përmenda më parë "Memories" dhe mezi po pres të kryhet montazhi i saj.
Së fundmi kam nisur të luaj muzikë elektronike, e në një afat të shkurtër dua të performoj në clubet apo vendet e pakta që përqafojne këtë rrymë në Kosovë dhe Shqipëri.


5. E shihni veten më mirë duke bërë regjisorin, gjë për të cilën edhe keni studiuar, apo duke aktruar në një film?


Më mire regjizorin, ka komfort më të lartë.
Nëse do luaja si aktor (pra të kisha një rol jo të vogel) padiskutim do ishte në filmin tim të parë me metrazh të gjatë.


6. Sa kohë i kushtoni kurimit të imazhit tuaj tani që nuk jeni më model?


Mendoj që kurimi i imazhit në ditet e sotme është padiskutim pasaporta e prezantimit me të tjerët. Më pëlqen të blej pafund produkte për fytyren, floket dhe lëkurën në përgjithsi. Gjithashtu të vishem mirë dhe të kem mundësi të krijoj "alter ego" të ndryshme të vetes. kërkon vëmendjen e vet. Keshtu që i kushtoj kohën e duhur përkujdesit të imazhit.


7. Kujt do të preferonit që t’i realizoni një videoklip nga këngëtarët shqiptarë?


Ajo është ndërkombëtare por fatmiresisht është edhe Shqiptare. ‘I love Dua Lipa’, pasi ajo ka një stil, një identitet dhe një bashkëpunim me të do ishte shumë shpërthyes!


8. Për cilin nga këngëtarët shqiptarë keni konsideratë për cilesinë e videkolipeve që realizon?


Shpat Deda ka video të pastra e të thjeshta, më pëlqejnë shumë. Asgjë sikur Dielli gjithashtu.
Ndërsa nga popstarer femra, (hmmmm) spo flas fare me mire


9. A mund të jepni një këshillë tuajën për realizimin e videoklipeve në mënyrë sa më profesionale dhe jo shumë ‘mainstream’?

Behuni origjinalë në ide. Përpiquni të shmangni klishetë. Dhe nëse nuk i shpetoni dot, të pakten trajtojni skenarët në menyrën tuaj. Mos kini maninë e përdorimit të kamerave të shtrenjta, apo bashkëpunimit me produksione që prodhojne ‘klone’ çdo nje jave. ‘Stay cool, and be yourself’.

Komente