Besa Llugiqi këtë vit debuton edhe në teatro të tjera evropiane

fmvmvm

Sopranoja e njohur kosovare Besa Llugiqi, e cila në fund të muajit janar do ta reprizojë rolin kryesor të operës “La Traviata”, në Shtëpinë Shtetërore Operistike, në qytetin Stara Zagora, ka treguar rreth projekteve të reja që pritet t’i realizojë në vitin 2017.


Një lajm i mirë i ka ardhur këto ditë, ku i është ofruar nga Radio Simfonike e Sofjes që në muajin shkurt të incizojë CD-në e parë promovuese me një orkestër shumë të njohur. Llugiqi, do të interpretojë disa arie në përcjellje të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, një orkestër kjo shumë e njohur dhe që ka incizuar me artistë të mëdhenj. Kjo është një CD promovuese dhe nuk do të shitet por e mira e kësaj është që interpretimet e Besës në këtë CD do të lëshohen në gjithë Bullgarinë në radio klasike.

Komente