Arrestohet “Joker”!

Aktori i njohur Joaquin Phoenix, fituesi i çmimit ‘Gloden Globe’ për rolin e Artur Flek në filmin ‘Joker’, është arrestuar ditën e djeshme.

Sipas CNN, Phoenix është vendosur në pranga nën akuzën për tubim dhe pengim të jashtëligjshëm, pasi ka marrë pjesë në protestat e përjavshme në Washington DC kundër ndryshimeve klimaterike.

Raportohet se bashkë me të se janë arrestuar edhe 146 persona të tjerë.

Kjo është java e 14-të e protestave ndaj ndryshimeve të klimës në Washington.