Apple Watch më funksionale se kurrë, shpëton jetën e 25 vjeçares

Një 25 vjeçare nga SHBA, Heather Hendershot, kishte blerë pajisjen elektronike Apple Watch, për të qenë e përditësuar me aktivitetin e saj fizik.

Megjithatë duket se ora jo vetëm që e ka bërë më së miri punën e saj, por ajo i ka shpëtuar edhe jetën Heather, falë mekanizmit EKG me të cilin është e pajisur, e cila i njofton përdoruesit kur ritmet e zemrës së tyre janë jashtë normales.

Teksa ajo ishte duke parë TV në shtëpinë e saj, alarmi i orës u ndez, duke treguar se niveli i rrahjeve të zemrës së saj ishin anormale. Në fillim, 25 vjeçarja e anashkaloi alarmin, por pasi pa vuri re se pas 24 h ai vazhdonte të binte vetëm kur ajo e kishte vendosur, Heather vendosi të shkonte për t’u vizituar.

Nga analizat e bëra, mjekët zbuluan se ajo vuante nga hipertiroida, e cila mund ta çonte zemrës e saj drejt aritmisë potenciale vdekjeprurëse. E pazakonta në rastin e Hendershot qëndronte tek mosshfaqja e simptomave paraprake që tregonin këtë sëmundje.

Mama e dy fëmijëve, Hendershot, ka thënë në një prononcim për mediat se nuk do ta heqi kurrë nga dora orën e saj Apple, që i shpëtoi jetën, duke gjetur sëmundjen e saj që as mjekët nuk e kishin identifikuar.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj