Art & Kulturë

Aplikacionet që kanë marrë të dhënat tuaja nga Facebook

Skandali i Cambridge Analytica tronditi mediat anembanë botës, ku u zbuluar se janë vjedhur të dhënat e rreth 50 milionë përdoruesve të Facebook për t’i përdorur në fushatën zgjedhore të Donald Trump.

Tashmë, pas bërjes publike të këtij lajmi, janë të shumtë njerëzit që janë shqetësuar mbi sigurinë e të dhënave të tyre dhe mbi aplikacionet e ndryshme që mund të kenë akses në këto informacione.

Mëposhtë ndodhet një guidë se si mund të kontrolloni numrin e app që kanë informacionet tuaja.

Kontrolli nga Smartphone

Futuni në aplikacionin e shkarkuar të Facebook që ndodhet në telefonin tuaj dhe klikoni ikonën me tre viza horizontale që ndodhet poshtë djathtas. Më pas shkoni tek Settings -> Account Settings -> Apps -> Logged in with Facebook. Këtu do të shfaqen të gjithë aplikacionet që ju i keni dhënë akses tek të dhënat personale. Duke klikuar mbi çdo app, ju jepet mundësia më pas që ta fshini ose të shikoni informacionin që ky aplikacion ka për ju.

Kontrolli nga kompjuteri.

E njëjta proçedurë ndiqet edhe nëse e bëjmë këtë kontroll nga kompjuteri personal. Logohuni në Facebook dhe klikoni mbi shigjetën me kokë poshtë që ndodhet në anën e djathtë, sipër. Aty zgjidhni Settings -> App, ku do t’ju shfaqet lista e aplikacioneve.

Në përgjithësi, të gjithë aplikacionet tek të cilat është përdorur profili i Facebook si mjet logimi, kanë disa të dhëna të detyrueshme që marrin si për shembull: emër, mbiemër, foto e profilit, foton e kopertinës, gjininë, adresën e e-mail etj.

Diçka tjetër për t’u pasur kujdes kur fshijmë një aplikacion nga lista, është mesazhi që na shfaqet i cili shpreh se të dhënat mund të ruhen në aplikacion edhe pasi janë hequr nga Facebook. Në këtë rast do ju duhet të kontaktoni zhvilluesin e aplikacionit për të hequr nga databaza të dhënat.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).