Antologji informale e poezisë

DITA BOTËRORE E POEZISË / 21.03.2018
“Antologji Informale e Poezisë V”

Kjo mbrëmje është një vijimësi e katër Antologjive Informale të mëparshme, dhe vjen nën moton “Në kraharor bëhet lufta”.
Janë mbresa nga njohjet tona me poezinë botërore, janë lexime të rastit, për kënaqësi, ashtu siç pihet një gotë verë me një mik, dhe punë përkthimore të bëra me dëshirë dhe dashuri. Përzgje-dhja nuk ka qëllim t’i shërbejë ndonjë synimi të paramenduar. Është krejt e rastësishme. Ato poezi dhe ato vargje që na folën dhe na lanë mbresa, i hoqëm mënjanë, i përkthyem, kur mu-ndëm, dhe i lamë në një qoshe, për t’i ndarë dikur me miq, me lexues apo dëgjues.I përzgjodhëm pa pasur pas vetes asnjë emblemë institucioni apo autoriteti. Na i diktoi shija jonë vetjake. Pikërisht këtu, pëlqimin apo mospëlqimin e lëmë në shijen e gji-thkujt: nuk imponohemi, sepse nuk jemi formalë, nuk jemi, as kemi autoritet. Ndaj dhe vazhdojmë t´i quajmë këto takime “Antologji Informale e Poezisë”.

Poezitë e përzgjedhura, të cilat vijnë nga autorë të huaj janë shqipërime të Sokol Çungës dhe Edon Qesarit.

Lexojnë: Sokol Çunga, Elsa Ymeri, Edon Qesari.
Luan në piano, Mikaela Minga.
Ju presim tek “Bar Hemingway Tirana”,
në Ditën Botërore të Poezisë, më 21 mars, ora 19:00.