Art & Kulturë

Anne Hathaway në rolin e Barbie për filmin e saj më të ri

Aktorja e famshme Anne Hathaway, do të luajë rolin e kukullës së famshme Barbie, në filmin që do të zhvillohet mbi këtë ‘personazh’ kaq të njohur.

Shtëpia diskografike Sony kishte lajmëruar se ky film do të ishte gati për të dalë në kinema gjatë korrikut të 2018, por vonesat në xhirime dhe planifikim, i kanë bërë producentët që të vendosin datën 8 maj 2020 si ditën e publikimit të këtij filmi.

Anne ka shprehur lumturinë e saj për pjesëmarrjen në rolin kryesor si “Barbie”, kukulla që jo vetëm është e njohur dhe ndër më të shiturat në të gjithë botën, por është kthyer edhe në një model bukurie për të gjitha vajzat e vogla rreth globit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).