Art & Kulturë

Ambasada Franceze i jep Bibliotekës Kombëtare 250 libra të rinj

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u zhvillua ceremonia e dhurimit të rreth 250 librave në gjuhën franceze, donacion i Ambasadës së Francës në Tiranë për Sallën Franceze të Leximit.

Në këtë aktivitet mori pjesë Elva Margariti, Ministre e Kulturës dhe znj. Christina Vasak, Ambasadore e Francës në Shqipëri.

Ndërkohë që drejtori i Bibliotekës Kombëtare, z. Piro Misha, u shpreh se “ky dhurim vjen në Tetorin e Librit dhe është shumë i rëndësishëm promovimin e leximit në brezat e rinj”.

Veprimtaria u zhvillua në kuadër të workshopit dy-ditor me temë: “Impakti i teknologjive të reja në biblioteka dhe në lexim” që po zhvillohet në BKSH me specialistë të sistemit bibliotekar në Shqipëri si dhe të nismës së iniciuar nga Ministria e Kulturës në kuadër të Tetorit të Librit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).