Aloe vera ndihmon në mposhtjen kancerit

Kanceri kërcënon jetën, është një goditje shumë e madhe. Zgjidhjet më të efektshme për trajtim me metoda më të fundit në onkologji kërkon bashkëpunim e shumë degëve të shkencës. Por jo gjithmonë mund t’i referohemi vetëm mjekësisë. Një mesazh shumë i mirë janë edhe përvojat e drejtpërdrejta të personave, të cilët kanë ditur të ndjekin rrugën e duhur për të ruajtur shëndetin e tyre, për t’u diagnostikuar në kohë, në mënyrën e duhur.

Aloe vera mbron dhe forcon sistemin e imunitetit, pastron organizmin dhe i ndihmon që më shpejt të këndellet nga sëmundjet, për ç‘shkak është ndihmë e pazëvendësueshme për të sëmurët me karcinomë.

Shkencëtarët gjithnjë e më shumë po pajtohen që imuniteti ynë është i aftë të na mbrojë nga të gjitha sëmundjet dhe se deri te shfaqja e tumoreve mund të arrihet vetëm nëse puna e sistemit të imunitetit është e çrregulluar.

Derisa të jetë i fuqishëm sistemi ynë i imunitetit ne nuk sëmuremi, mirëpo në atë çast kur ky sistem dështon, në trup qelizat e rrezikshme fillojnë të shumëzohen me shpejtësi të madhe.

Hulumtimet kanë konstatuar që aloe vera forcon imunitetin, ndihmon në zvogëlimin e rritjes së tumoreve dhe pengon përhapjen e metastazave. Madje edhe në fazën e aplikimit të kimioterapisë, aloe vera është ndihmë e shkëlqyeshme. Zbut veprimet e dëmshme të vetë kimioterapisë dhe përshpejton detoksifikimin e organizmit.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj