Art & Kulturë

Alketa Vejsiu në “Sanremo 2020”

Prezantuesja e televizionit Klan, Alketa Vejsiu, ka prezantuar në krah të Amadeus dhe Georgina Rodrigues në natën e tretë të festivalit prestigjioz të muzikës italiane, “Sanremo 2020”.

Nga salla e jashtëzakonshme e teatrit Ariston, Alketa foli për shqiptarët, për eksodin e vieteve ‘90, për periudhën me të errët të historisë tonë; diktaturën dhe rolin e festivalit të Sanremos si urë lidhëse mes dy popujve, në një monolog disaminutësh që ia kishin rezervuar organizatorët.

Veç prezantimit, një nga momentet kulminante ishte dueti me Boby Solon, me një këngë mbi dashurinë, të cilën ajo tha se e kishte shoqëruar që në fëmijëri.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).