Art & Kulturë

Album Review: Mr. Morale & The Big Steppers nga Kendrick Lamar

Pas suksesit të DAMN (2017) – albumit fitues të cmimit Pulitzer në muzikë për kompozimin muzikor më të mirë të vitit, pritshmëritë e të gjithë indrustisë muzikore për albumin më të ri të artistit Kendrick Lamar ishin të larta.

“Mr. Morale and The Big Steppers” është një nga projektet më sekrete të vitit. Titulli dhe data e lancimit të albumit u publikuan vetëm një muaj para datës së publikimit të albumit ndërsa arti zyrtar për koverin e albumit u publikua vetëm dy ditë përpara lancimit të albumit. Përpara publikimit të tij albumi nuk ka pasur asnjë këngë promovuese dhe materialet promocionale për albumin kanë qënë minimale.

Sot, me publikimin e albumit është e qartë se materialet promocionale nuk kanë qënë të nevojshme.

Mr. Morale & The Big Steppers” arrin nivelin e pritshmërive që çdonjëri prej nesh kishte për këtë album, dhe i tejkalon ato. 5/5.

Ky projekt është i ndarë në dy pjesë; secila e përbërë nga 9 këngë. Përmes çdo kënge Kendrick na lejon të vizitojmë momente të ndryshme të jetës së tij; marrëdhënien dhe evolimin e perspektivës së tij lidhur me paratë (“United in Grief”), dashurinë (“We Cry Together”, “Purple Hearts”), familjen (“Father Time”), identitetin gjinor (“Auntie Diaries”), motivimin (“Count Me Out”), traumën (“Mother I Sober”) dhe besnikërinë (“Rich Spirit”).

“Mr Morale and The Big Steppers” është padyshim projekti më personal dhe emocional nga Kendrick Lamar. Një reflektim mbi ekzistencën, perspektivën dhe perceptimin.

Të preferuarat tona:
1- Mother I Sober
2- Savior
3- Mr. Morale
4- Crown
5- Purple Hearts

Mr. Morale & The Big Steppers” mund ta dëgjoni tani në Spotify ose Apple Music.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).