Alban Skënderaj realizon ëndrrën e tij

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Ai është një nga këngëtarët më të famshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar. Me një eksperiencë prej 13 vitesh në tregun muzikor, Alban Skënderaj ka fituar çmime të ndryshme për këngët e tij, ku së fundmi, u shpall si Njeriu i Vitit për 2016.

Ditën e djeshme, këngëtari ka njoftuar fansat mbi ëndrrën e tij: Një koncert me përmasa gjigande që do të mbahet në Tiranë:

‘Miq, jam i lumtur t’ju njoftoj e te ndaj me ju nje nga arritjet me te rendesishme te karrieres sime. “Hapesira e nje Endrre” eshte projekti qe vjen dhe tejkalon tashme permasat e nje koncerti klasik. “Hapesire e nje Endrre” qe ende zgjerohet drejt pafundesise nisi ekzaktesisht para 15 vitesh me realizimin e kenges time te pare ne studio me po te njejtin titull. Endrra ende vazhdon, por pjese e kesaj endrre keni qene e jeni dhe ju qe me dashurine tuaj i keni dhene jete e krahe te fluturoje. Ky do te jete me shume se Koncert, do te jete nje eksperience, nje hapesire per gjetur veteveten e per te shkembyer vetem energji pozitive me njeri tjetrin. Orkestra Simfonike e RTSH me nje Band profesionistesh do te nderthuren ne nje koncept modern dhe klasik e do te trasformojne gjithcka ne nje miks te magjishem notash dhe emocionesh. Rreth 2 ore muzike, te gjithe kenget e mia me te njohura, nga me vjetrat te me te rejat ne orkestrime me peshe e nje dimension te ri. Do te kete disa te ftuar speciale dhe shume surpriza qe publiku dhe skena te krijojne nje ure lidhese si asnjehere tjeter. Biletat shume shpejt do gjenden lehtesisht online dhe jo vetem per kedo.”, shkruan Alban Skenderaj.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.