A rikthehet koronavirusi?

Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) raportuan tëpPremten se 2.1% e pacientëve të shëruar nga koronavirusi kanë rezultuar sërish pozitivë.

Nga 7,829 pacientë të cilët u shëruan prej Covid-19 dhe u çliruan nga izolimi, 163 janë përsëri pozitivë. Aktualisht është e paqartë përse ndodh ky rikthim i virusit, një çështje me të cilën po merren autoritetet qeveritare.

Shumica e ekspertëve mendojnë se nuk ka gjasa që dikush të riinfektohet pas shërimit.