A mundet një person mos ta dashurojë krijimin e tij? Zbulojeni nëpërmjet këtij dokumentari

“Ousmane Saw, Le Soleil en Face” është një dokumentar francez, që do të shfaqet të hënën më 12 mars, në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog).

Me regji nga Beatrice Soule, ky dokumentar-film trajton historinë e dashurisë midis një burri dhe skulpturës së tij, midis një burri dhe një gruaje dhe midis një burri e njerëzimit. Regjisorja nxjerr në pah nëpërmjet këtij filmi, katër seritë e skulpturave të Ousmane Saw: Masall, Nouba, Zoulou dhe Peulh.

Filmi do të shfaqet në orën 18:30 dhe pas mbarimit të tij, do të organizohet një diskutim rreth aspekteve filmike, artistike dhe historike të dokumentarit e të punës së artistit të madh bashkëkohor senegalez Ousmane Saw, në prani të specialistëve shqiptarë.

Image result for Ousmane Sow, Le Soleil en Face

Ky dokumentar është në frengjisht dhe do të jepet me titra shqip.