Art & Kulturë

A jetojnë alienët në këtë planet të ngjashëm me Tokën? Zbulohen 15 planetë të rinj

Shkencëtarët kanë zbuluar 15 planetë të rinj që qarkullojnë rreth orbitave të disa yjeve të vegjël, që njihen me emrin “xhuxhët e kuq” dhe ndodhen afër sistemit tonë diellor.

Megjithatë, gjetja më e rëndësishme është ajo e një planeti që shkencëtarët e përshkruajnë si “Super Toka”, i cili mund të përmbajnë ujë dhe jetë aliene.

Sipas këtyre kërkuesve, xhuxhët e kuq përbëjnë një mjet efikas për të eksploruar më tej formacionet dhe evolucionin e planeteve. K2-155, që është një prej xhuxhëve më të shndritshëm, ndodhet 200 vite larg nga Toka dhe në orbitën e tij rrotullohen tre ‘Super Toka’, që janë pak më të mëdha se planeti ynë.

Një prej këtyre tre planeteve, K2-155d, mund të përmbajë kushtet e duhura për zhvillimin e jetës njerëzore dhe të gjallesave, pasi shkencëtarët zbuluan se ky planet mund të ketë rezerva uji.

Image result for red dwarfs

Xhuxhët e kuq

“Në simulimet që ne kemi bërë, atmosfera dhe përbërja e planetit u morën të përafërta me atë të Tokës, ndaj nuk kemi asnjë garanci se konstatimi ynë mund të jetë i saktë”, është shprehur drejtuesi i këtij studimi, Teruyuki Hirano.

Gjithashtu, kërkuesit zbuluan se këto 15 planetë janë të ngjashëm me planetët në sistemin tonë diellor.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).