A jeni gati për t’u përballur me një histori epike indiane? E gjeni vetëm në TKE!

“Rojat e Taxhit” është një vepër teatrale që vjen premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, më datë 15 dhjetor, në orarin 19:00 – 21:00.

Në këtë shfaqje do të trajtohet historia e Humaxhunit dhe Baburit, dy shokë të ngushtë dhe njëkohësisht roje në ushtrinë perandorake të mbretit të Hindustanit, Shah Xhahanit. Ata kanë privilegjin që të jenë roje të “Taxh Mahalit”, dedikimit epik që mbreti i bëri gruas së tij të vdekur Mumtaz Mahal. E pikërisht, ngjarjet e veprës zhvillohen një ditë para se ky monument të hap dyert për botën.

Por, gjithçka fillon të kriset midis dy shokëve kur perandori u jep secilit prej tyre një detyrë të vështirë për të realizuar. Në “Rojat e Taxhit” eksplorohet bukuria, pushteti, autokracia, rezistenca dhe besnikëria e verbër: Kjo është historia komike dhe e trishtuar e një miqësie të thellë, që testohet e thyhet nga rrethana ekstreme e brutale.

Kjo vepër do të vazhdojë të shfaqet edhe në datat 16-17-21-22-23-24-27-28-29 Dhjetor.

Regjisor: Altin Basha

As. Regjisor: Elis Mataj

Interpretojnë: Gazmend Gjoka & Lulzim Zeqja

Kompozitor: Endri Sina