A festohet më si atëherë? Të vegjlit mendojnë ndryshe e të rinjtë ndryshe! Ja çfarë thonë për Infokult.al

Çdo 14 mars një rutinë e vjetër, por sakaq edhe e bukur, i ndjek të gjithë shqiptarët nga pas. Një festë pagane në origjinën e saj, Dita e Verës i mbledh të gjithë për të festuar së bashku ardhjen e stinës së bukur të pranverës.

Ushqimi tradicional? Ballokumja

Vendi mikëpritës i kësaj feste? Qyteti i Elbasanit (Kohët e fundit edhe kryeqyteti).

Qyteti i Elbasanit ditën e sotme.

Të gjitha sheshet e qytetit janë të mbushura plot me njerëz në 14 mars, të cilët ngrihen herët në mëngjes për të marrë pjesë në të gjitha kremtimet e organizuara. E duket, se festuesit kryesorë të kësaj feste janë fëmijët e vegjël dhe të rinjtë.

Image may contain: airplane, mountain, outdoor and nature
Tirana Open Air – Spektakël ajror në Sheshin Skënderbej

Me dhjetëra festa organizohen për një qëllim të vetëm: Dëfrimin e këtyre dy grupmoshave, që me energjinë e tyre, e bëjnë këtë festë më magjike dhe shpërthyese.

 

Image may contain: outdoor
Tirana sot

Stafi i Infokult.al ka pyetur disa fëmijë të vegjël dhe disa të rinjë, që si ‘përfaqësues’ të secilës grupmoshë, janë përgjigjur ndaj dy pyetjeve kryesore: Cili është destinacioni që ata kanë përzgjedhur për të festuar Ditën e Verës 2018, si e festojnë në shtëpitë e tyre dhe rutina e festimeve që i ka ndjekur përgjatë këtyre viteve.

E zbulojmë në rreshtat më poshtë…

Ergi 10 vjeç, na tregoi se Dita e Verës është ndër festat e tij më të preferuara. “Për Ditën e Verës unë gjithmonë dal me mamin, babin e motrën meqë e kam pushim. Shkojmë të hamë ndonjë gjë e pastaj dalim në Tiranë, se ka shumë lojra të ndryshme.

Pas daljes me prindërit, Ergi në mbasdite mblidhet me shokët e tij, duke u uruar të gjithë kalimtarëve “Gëzuar Ditën e Verës!!”

Image result for femije ne diten e veres

Edhe fëmijët e tjerë janë shprehur mjaft të kënaqur për këtë festë, duke e startuar festimin e tyre me lojrat e ndryshme që janë vendosur te Parku Rinia e Liqeni Artificial dhe e kalojnë përgjithësisht ditën me prindërit e tyre.

Image result for femije ne diten e veres

Nga ana tjetër, për të rinjtë paraqitet një situatë pak ndryshe. Denisa 20 vjeçe, na tregoi se “Dita e Verës festohej më bukur kur unë isha e vogël se sa tani. Atëherë dilnim shëtitje me shoqet dhe luanim lojra të ndryshme gjatë gjithë ditës”.

Tashmë Denisa preferon që të rrijë në shtëpi dhe e shikon 14 marsin si “Një ditë tjetër të zakonshme”.

Edhe të rinjtë e tjerë që kemi pyetur ndanin të njëjtin mendim me Denisën. Por, kishte nga ata që zgjidhnin si opsion “streeparty-t” në darkë, të cilat janë kthyer tashmë në një traditë prej vitesh, duke tërhequr një grup të madh të kësaj moshe.

Image may contain: 19 people, people smiling, crowd and outdoor

Erida, 21 vjeçe na tregoi se “Kam disa vite që e nis festën që prej orës 12:00 të drekës, pasi atë ditë jam edhe pushim nga shkolla. Lokacioni im i preferuar është stenda muzikore e Telecom në zonën e ish-bllokut që luan muzikë të zhanrave të ndryshme dhe më shërben si një pikënisje për të startuar këtë festë”.Image may contain: 9 people, people smiling, crowd and outdoorKësaj here, përveç stendës së Telecom, do të festohet edhe tek sheshi “Nënë Tereza”, ku shumë këngëtarë të njohur, si Anxhelo Koçi, Fifi, Gent Fatali e Fero, do të vijnë për të kënduar live me rastin e kësaj feste.

Image may contain: 1 person, night

Përgjigjet e të rinjve të tjerë që ne kemi marrë kanë qenë pro festës te Kolonat, për shkak të këtyre të ftuarve që duket se lëkundin opinionin e atyre që dikur ishin besnikë ndaj stendës së Telecom.

Image may contain: one or more people, people playing musical instruments and people on stage
Tre Musketjerët: Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda do të performojnë tek Pazari i Ri.

Ndërkohë, në shtëpi ballokumja nuk mund të mungojë. E kthyer në ushqimin tradicional të Ditës së Verës, ajo pritet për t’u ngrënë së bashku me njerëzit e dashur dhe duke ndarë urimet më të mira për njëri-tjetrin.

Image result for dita e veres ne tirane

Po verorja? “Në fakt puna e verores është harruar fare, kam vënë re që si unë dhe shoqëria ime e kemi harruar që ekziston tradita e verores… Kur kujtohemi e vendosim Ditën e Verës ndonjëherë në të rrallë, e vetëm si zbukurim”, është shprehur Denisa.

Image result for dita e veres ne tirane

Me urimet më të mira dhe me një ballokume në dorë ashtu si gjithë njerëzia, ju urojmë Gëzuar Ditën e Verës!