9 truke se si të dukeni më e re në moshë

Nuk ka asnjë gjë të keqe me rritjen në moshë, përkundrazi; çdokush prej nesh duhet që të shijojë çdo etap të jetës së vet.

Megjithatë, nuk ka asgjë të keqe në qoftë se rregulloheni dhe e mbani veten ashtu siç bënit kur ishit në një moshë më të vogël. Fundja, gjithkush dëshiron që mos të tregojë moshën që ka, ndaj më poshtë do të zbuloni disa mënyra se si të dukeni më e re.

  • Përpiquni që të jeni të kujdesshme me ngjyrën e flokut: Mos i provoni t’i lyeni flokët në ngjyra ekstreme, si shumë bjonde apo shumë të zeza. Bjondja e tepërt ju humbet shkëlqimin natyral të flokëve dhe flokët e zeza thjesht duken jo natyrale.

  • Përdorni concealer sa më shpesh që të mundeni. Nuk ka asgjë të keqe që gjatë përditshmërisë të vendosni pak concealer poshtë syve, midis hundës dhe anës buzëve. Ai do t’i japë shkëlqim fytyrës tuaj.

  • Zgjidhni xhinse që ju rrinë mirë në trup. Xhinset janë një nga aksesorët që i veshim përditë dhe me kalimin e viteve, lëkura e trupit fillon që të jetë pak elastike. Mundohuni që të zgjidhni xhinse me një material të fortë dhe që ju mbledhin mirë.
  • Kujdesuni vazhdimisht për flokët tuaj, blini një serum për të mbajtur shkëlqimin apo hidratues, në varësi të llojit të flokut.

  • Sy pak të rënë? Përdoni paletat e syve në ngjyra toke. Në pjesën e poshtme të syrit afër me qerpikët, aplikoni një ngjyrë të hapur dhe në pjesën e sipërme afër vetullës, një ngjyrë më të zënë. Sipas artistes së makeup, Paula Dorf, ky kontur do të fshehi rënien dhe do t’ju japë një pamje më rinore.

  • Filloni të përdorni rouge-in nëse nuk e aplikoni, ai gjithmonë është i aftë që të japi një pamje më të freskët.
  • Nuk është e nevojshme që të kombinoheni gjithmonë. Vishni diçka të papritur, si, xhaket sportive ose pupa me një fustan pak klasik.

  • Përpiquni që të largoni nga përdorimi buzëkuqët që janë në ngjyrë të errët, pasi të tregojnë më të madhe. Në vend të tyre, përdorni ngjyrat e hapura, si rozë, nude etj.

  • Evitoni përdorimin e pudrës! Ajo e bën lëkurën të duket më të thatë, ndaj zgjidhni një makeup që është pak i lëngshëm.