Art & Kulturë

7 “mëkatet vdekjeprurës” të lumturisë

dërkohë që bota shkencore po zbulon faktorët e ndryshëm që përcaktojnë se sa të lumtur do të jemi, përgjatë historisë na është thënë prej filozofëve të mëdhenj dhe udhëheqësve fetarë, se çfarë duhet të shmangim, me qëllim që të jemi të lumtur. Ja cilët janë sulmet më të rrezikshëm ndaj lumturisë. Këta “mëkate” janë kaq vdekjeprurës, saqë shpesh herë nuk e vëmë re se po biem në kurth, deri kur zgjohemi një ditë dhe pyesim, përse po e shohim veten tonë në pasqyrë.

Kini kujdes nga këto 7 kurthe:

  1. Krahasimi i vetes suaj me të tjerët

“Krahasimi është vdekja e gëzimit.” – Mark Twain

  1. Të flisni për ëndrrat tuaja, në vend që të punoni për t’i bërë realitet

“Vetëkënaqësia shpesh e bën jetën të mjerë. Duhet të veprojmë më shumë, të mendojmë më pak, dhe të pushojmë së pari vetveten duke jetuar.” – Nicolas Chamfort

  1. Të dëgjoni njerëzit që nuk kanë asgjë pozitive për të thënë

“Një ankues është si një Vdekje-Ngrënës, sepse ka një thithje energjie negative.” – Barbara Corcoran

  1. Të fokusoheni tek lajmet

“Lajmi i keq është se vetëm njerëzit e këqinj bëjnë lajm, sepse ata janë më të zhurmshëm.” – Javier Bardem

  1. Të vendosni që dikush tjetër ka nevojë të ndryshojë

“Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd?” – Jezus Krishti (Mateu 7:3)

  1. Të mendoni që “lumturia” është një destinacion që mund ta arrini

“Gëzimi nuk ka fare të bëjë me sendet materiale, apo me rrethanat e jashtme të njeriut… Një njeri që jeton në prehërin e luksit mund të jetë i zhytur në mjerim shpirtëror, dhe një njeri në thellësitë e varfërisë, mund të rrezatojë gëzim e lumturi.” – William Barclay

  1. Të harroni të thoni “faleminderit”

“Ne shpesh herë marrim si të mirëqena gjërat që meritojnë më shumë mirënjohjen tone.” – Cynthia Ozick

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).