Art & Kulturë

30 thënie nga Gabriel García Márquez

Gabriel García Márquez është një ndër shkrimtarët më të mëdhenjë të të gjitha kohrave, ku një nga librat që ai ka shkruar është ”100 vjet vetmi” dhe “Dashuria në kohën e kolerës”.

Ai ka thënë edhe shume shprehje për jetën, tek të cilat, të gjithë do gjejnë sadopak veten.

  • Unë nuk besoj në Zot, por i frikësohem Atij.
  • Jeta nuk është ajo që jetojmë, por ajo që ti kujton dhe si e kujton atë.
  • Ai që pret gjatë ka pritshmëri të vogla.
  • Një person nuk vdes kur duhet, por kur mund.
  • Seksi është ngushëllimi kur ju nuk mund të keni dashurinë.
  • Kam zbuluar për kënaqësinë time, se është jeta, jo vdekja, ajo që nuk ka kufij.
  • Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia.
  • Një burrë e kupton kur plaket, sepse ai nis t’i ngjajë babait të tij.
  • Liria është shpesh viktima e parë e luftës.
  • Mençuria vjen tek ne në atë moment kur nuk na hyn më në punë.
  • Mbetet gjithmonë diçka për t’u dashur.
  • Të gjitha qeniet njerëzore kanë tri jetë: publike, private dhe sekrete.
  • Trillimi u shpik ditën, kur profeti hebre Jonah u kthye në shtëpi dhe i tha gruas se ishte tri ditë me vonesë sepse ishte përtypur nga një balenë.
  • Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.
  • Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.
  • Sekreti i një moshe të madhe nuk është asgjë tjetër përveç një pakti të ndershëm me vetminë.
  • Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat.
  • Zemra ime ka më shumë dhoma se një bordello.
  • Asgjë nuk e përfaqëson një njeri më shumë sesa mënyra sesi vdes.
  • Jo, nuk jam pasur. Unë jam një njeri i varfër me para, por kjo nuk është e njëjta gjë.
  • Kur një grua vendos të flejë me një burrë, nuk ka asnjë mur që ajo nuk mund të ngjisë, asnjë fortesë që s’mund ta shkatërrojë, asnjë konsideratë morali që ajo nuk do injorojë dhe mbi të gjitha: nuk ka Zot për të cilin t’ia vlejë të shqetësohesh.
  • Thuaji atij po. Edhe nëse po vdes nga frika, edhe nëse do të të vij keq më vonë, sepse çfarëdo që të bësh, do të pendohesh për gjithë jetën nëse thua jo.
  • Në qoftë se Perëndia nuk do të pushonte dielën, do të kishte pasur kohë për të përfunduar botën.
  • Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta ne na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.
  • Kur të vdes, të vetmen keqardhje do ta kem është nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria.
  • E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.
  • Nevoja e ka fytyrën e një qen.
  • Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash.
  • Në gazetari vetëm një fakt i rremë, e vë në dyshim të gjithë punën e bërë, ndërsa në fiksion vetëm një fakt i vërtetë e legjitimon të gjithë punën e bërë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).