Si të përgatisim trilece

Përbërësit

Për pandispanjën

6 kokrra vezë
200 gram miell
200 gram sheqer
pak vanilje pluhur

Për kremin

300 gram qumësht
300 gram pana të freskët
300 gram qumësht i kondesuar qumësht Panda
pak karamel

Përgatitja

Përgatitja e pandispanjës për Trileçe

Pë të përgatitur trilecen, si fillim ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe fillojmë e i rrahim këto të fundit me rrahësin elektrik.
Vazhdojmë ti rrahim të bardhat e vezëve derisa të arrijmë një masë të bardhë si shkumë. Në këtë pikë shtojmë me ngadalë sheqerin të përzier me vaniljen duke e trazuar gjithmonë.

Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një e nga një e vazhdojmë ti rrahim përsëri. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin me kujdes që të mos bëhen kokrriza. Miellin duhet ta sitim në fillim. I trazojmë mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar e të kenë formuar një masë homogjene.
E hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer me gjalpë. E vendosim tavën me brumin për pandispanjë të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 25-30 minuta.

Pasi është pjekur pandispanja e trileçes e lemë të ftohet pak. Më pas e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë komplet nga të dyja anët me majën e një thike ose me ndonjë shkop të hollë.

Në një enë hedhim qumështin dhe shtojmë ngadalë edhe qumështin panda, i trazojmë mirë bashkë derisa ky i fundit të jetë shkrirë komplet. Hedhim panën e freskët në tavën që kemi pjekur pandispanjën.

Vendosim sipër pandispanjën. Hedhim mbi të përgatitjen e qumështit. Sipër shtojmë karamel ( mund të shtoni sipas dëshirës edhe çokollatë të shkrirë). Vendosim ëmbëlsirën trileçe në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë.
Ëmbëlsira trileçe është gati