Art & Kulturë

Programi i filmave në kinema për këtë javë në Tiranë

Me regji nga Francsk Gastambide, “Taxi 5” është seria e pestë e filmave ‘Taxi” dhe do të shfaqet premierë më 19 prill në sallat e kinemave Imperial, Millenium dhe Cineplexx.

Një film aksion e krim, ai trajton historinë e një oficeri policie, Sylvan, i cili është transferuar së fundmi në rajonin e policisë së Marsejës. Ai caktohet që të kapi një grup hajdutësh italian, të cilët përdorin makina Ferrari, ku në timon është mbesa e Danielit, një shofer legjendar që ka nisur ‘taksinë  e bardhë’.

Një grua trashëgon një shtëpi nga tezja e saj dhe vendos të shpërngulet atje së bashku me dy fëmijët e saj. Gjatë natës së parë në shtëpi, ajo përballet me disa hajdutë vrasës dhe lufton me ta për të shpëtuar vajzat e saj. 16 vjet më vonë, dy vajzat e saj shkojnë sërish në këtë shtëpi dhe në ato momente, ngjarje shumë të çuditshme dhe të frikshme do të ndodhin.

Një film i zhanrit horror, “Ghostland” do të shfaqet premierë më 19 prill në kinematë Imperial, Millenium dhe Cineplexx.

“Leo da Vinci: Missione Monna Lisa” vjen për të gjithë vogëlushët e jo vetëm, si një film i animuar shumë i bukur, më 19 prill në kinematë Imperial, Cineplexx e Millenium.

Jeta rrjedh në mënyrë paqësore në Vinci: Leonardo po lufton me shpikjet e tij, Lornzo e ndihmon, ndërsa Gioconda i shikon me tallje. Kur një tregimtar misterioz vjen në qytet dhe flet për thesarin e fshehur, nis një aventurë plot argëtim.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).