18 artistë nga 15 shtete performuan në javën virtuale të Europës 2020

18 artistë nga 15 shtete performuan në javën virtuale të Europës 2020.

Për të festuar solidaritetin dhe bashkimin midis BE-së dhe Shqipërisë në këto kohë të vështira, Delegacioni i BE-së në Shqipëri në bashkëpunim me 13 ambasadat e shteteve anëtare organizuan këtë vit një javë virtuale të Europës 2020.

Delegacioni i Bashkimit Europian thekson se nën sloganin “Më të fortë së bashku”, 18 artistë nga 15 shtete performuan ekskluzivisht nga shtëpitë e tyre në faqen tonë të Facebook duke u shpërndarë në më shumë se 2.8 milionë njerëz në Shqipëri dhe në të gjithë botën”.

“Al Bano, Alban Skënderaj dhe Diodato ishin disa nga artistët e njohur që kënduan këngë të mrekullueshme dhe gjithashtu drejtuan mesazhe të rëndësishme”, shton zyra e BE në Tiranë.