17 vjet Wikipedia, festohet në Tiranë

Prej 17 vjetësh tashmë, misioni i Wikipedias që të informojë të gjithë hapësirën publike, ka vazhduar dhe është bërë i mundur falë kontributit të mijëra njerëzve .

Që prej 2001, ajo ka grumbulluar artikuj e të dhëna nga e gjithë bota dhe ka bërë të mundur që informacioni i një enciklopedie të jetë i aksesueshëm kudo, pasi nuk është shumë e lehtë të ngresh me vete një enciklopedi.

 
Të hënën mbasdite, më 15 janar “Open Labs Hackerspace” ju fton të bëheni pjesë e këtij eventi, ku do të editoni informacione, pini kafe dhe çaj me biskota, si edhe do të ketë një diskutim për kulturën e hapur. Ora 17:00 – 20:00.

Open Labs Hackerspace është një organizatë jofitimprurëse, e cila ka si qëllim kryesor promovimin e inovacioneve kryesore në vend. Ajo ndodhet tek Rruga “Pjetër Budi”, Tiranë.