Art & Kulturë

102 filma në edicionin e radhës të DokuFest

DokuFest ka shpallur sot programin e filmave garues për edicionin e 16-të, i cili do të mbahet nga data 04 – 12 gusht në Prizren, Kosovë.

Festivali do të shfaqë 102 filma në gjashtë kategoritë garuese të tij e që përfaqësojnë 50 shtete – përfshirë dy premiera botërore, dy premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale.

Në ditët në vijim festivali do të vazhdojë të shpallë programet tjera speciale, përfshirë edhe programin e njohur View From the World, programin e kuruar për temën qendrore të festivalit ‘E ardhmja’, programin retrospektivë të një filmëbërësi të rëndësishëm amerikan si dhe programet tjera speicale.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).