Art & Kulturë

10 fotot finaliste të konkursit “Bujqësia dhe Turizmi”

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, (MBZHR) publikoi sot 10 fotografitë finaliste nga 117 pjesëmarrëse, në edicionin e dytë të konkursit fotografik “Bujqësia dhe turizmi”, organizuar nga programi “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural” (SRD), në bashkëpunim me FUJIFILM Albania.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ftoi publikun për të zgjedhur së bashku fituesit. Këta të fundit do të vlerësohen  50% nga vota e qytetarëve dhe 50% nga vota e jurisë.Votat e publikut duhet të jepen brenda datës 12 korrik.Ndërkohë 107 fotografitë e tjera pjesëmarrëse në konkurs, do të jenë pjesë e një ekspozite që hapet së shpejti në Tiranë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).