Art & Kulturë

Ҫfarë ndodhi në Grammy Awards 2018 dhe cilët ishin fituesit e kësaj mbrëmje magjike?

Bruno Mars triumfoi mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e 60-të të Grammy Awards, që u zhvillua në New York, duke çuar në shtëpi plot 6 çmime nga 6 kategoritë tek të cilat ishte nominuar.

Kënga “That’s What I like” e Mars morri çmimin e “Këngës së Vitit”, duke mposhtur hitin e njohur “Despacito”, ndërsa albumi “24K Magic” mori çmimin e “Albumit të vitit” dhe “Regjistrimi i Vitit”, kundrejt albumeve nga Kendrick Lamar, Jay-Z dhe Childish Gambino.

Kendrick Lamar hyri në garën e djeshme me 7 nominime dhe fitoi çmimin e “Albumit më të mirë rap”, “Performanca më e mirë rap” dhe “Kënga më e mirë rap”. Ndërsa Ed Sheeran fitoi çmimin e “Këngës më të mirë pop” me Shape of You.

Një nga performancat më prekëse të natës, ishte ajo e këngëtares Kesha, e cila këndoi “Pray”, që flet rreth eksperiencës së saj me abuzimin seksual dhe traumën që u desh të kalonte, teksa ishte e rrethuar nga artiste femra si Cyndi Lauper dhe Camila Cabello.

Janelle Monae, duke i paraprirë performances së Kesha, dha një deklaratë shumë të fuqishme kundër abuzimeve seksuale.
“Për të gjithë ata që përpiqen të na bëjnë të heshtim kam vetëm dy fjalë: Koha mbaroi! Ne femrat po ju bëjmë të ditur se ka ikur koha e pabarazive, diskriminimeve apo ngacmimeve të çfarëdo lloji dhe abuzimeve me pushtetin… Ne vijmë në paqe, por nëse na ngacmoni, keni punë me ne.”-, u shpreh Monae.

Gjatë Grammy Awards performuan shumë artistë të njohur, si Lady Gaga, Elton John, Nick Jonas, etj të cilët treguan mbështetjen e tyre me trëndafila të bardhë ndaj lëvizes #TimesUp.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).